Foto: Christoffer Hjalmarsson
 Foto: Christoffer Hjalmarsson

Kur gjakmarresi erdhi ne Borås

Publicerad

SUEDI-SHQIPËRI. Arbeni 12 vjeç u gjuajt me armë zjarri natën e vitit të ri në Borås.

Ky djal pa dokumente ra viktimë e një gjakmarrje që filloi në Shqipëri para 14 vitesh.

Familja rri fshehur në Suedi për t´ju shmangë dëbimit në një vend ku ata rrezikojnë të mbyten.

Nata e vitit të ri pak para orës 17-të. Krismat e fishekzjarreve tashmë dëgjohen mbi qytet.

Arbeni dhe kushuriri i tij shetisin në drejtim të vendit ku familja është fshehur në Borås. Djemtë janë nisur kah një tunel afër stacionit të autobusave Kisha Boda kur kushuriri 12 vjeç bërtet:

-Vrapo!

-Ai do të të vras!

Një person i armatosur me psitoletë i zen dhe drejton armën kah Arbeni, që është më i gjati nga djemtë.

Arbeni vrapon në drejtim të Kisha Bodas. Në vrapim e sipër ai ndjen metalin duke ia shkyer shpinën. Ai rrëzohet duke ikur. Vrasësi e mbërrin por pistoleta ngecë. Kushuriri i Arbenit i hidhet në fyt vrasësit, një burrë 25 vjeç me mjekërr dhe që kishte veshur një jelek reflektiv.

Në këtë duel ai goditet me pistoletë mbi kokë ashtu që magazina shprazet.

Arbeni ia del të ngritet dhe ndeshet fytyrë për fytyrë me personin që e sulmoi.

-A e doni celularin tim? e pyet Arbeni.

Ai i përgjigjet ”po”. Arbeni shef se burri iku dhe e gjuajti telefonin në vrap. Por kthehet me shpejtësi prapa.

Sulmi nuk ka mbaruar.

Arbeni u gjet afër kishës Boda rreth orës 16:45. Ai dërgohet me plagë të rrezikshme për jetë në spitalin e Borås-it e prej andej në spitalin universitar Sahlgrenska në Göteborg. Tentimvrasja tërhoqi vëmendje të madhe në lajmet televizive. Por edhe në gazetën Borås Tidning, Expressen, Aftonbladet, Svenska Dagbladet dhe te byroja e lajmeve TT të cilat raportuan për këtë ngjarje.

Tentimvrasja edhe më tej zgjon vëmendje në vendlindjen e Arbenit, në Shqipëri. Gazeta vendore Gazeta Shqiptare dhe kanali televiziv News 24 intervistojnë të afërmit e Arbenit por edhe personin i cili shenjohet si person që ka porositë sulmin.

 

 

Një shirit i gjatë kirurgjik i rri ngjitur mbi plagën në bark. Arben Tafili, sot 13 vjeç, e ngre fanellën dhe shpalos vrragët në bark. Organet e brendshme ishin dëmtuar nga tre plumbat e pistoletës. Mëlçia, mushkëritë, veshka, fshikëza dhe zorrët ishin dëmtuar. Dhe jo vetëm kaq!

Pasi kishte gjuajtur celularin vrasësi ishte kthyer mbrapa me një thikë në dorë për ti dhënë fund fund atij.

-Nuk mund të vrapoja. Kisha dhimbje tepër të mëdha. U përpoqa të fshihem prapa disa shkurreve por ai mbrrijti dhe më therri në qafë, në anën e majtë, thot Arbeni dhe na tregon plagën e marrë në qafë.

-Unë besoja se do të vdisja. Por i dhash zor të përballoja.

Në anamnezën e tij nga spitali i fëmijve Astrid Lindgren mjeku ka shkruar se djali kishte ”plagë multipël” në fyt dhe gjoks. Arben Tafili u trajtua për gjashtë javë në spital dhe mbijetoi.

Është prilli i 2014-tës, kanë kaluar rrafsh tre muaj nga dita e tentimvrasjes. Kemi lënë një takim me familjen Tafili dikund në Suedinë Perëndimore. Nuk duan që të shkojmë teka ta. Kanë frikë se mos po zbulohet vendfshehja e tyre dhe pos kësaj ende nuk e dijnë se a mund të na besojnë a jo. Dhjetë vite arrati në Evropë, tre nga këto vite si azilkërkues e pastaj të fshehur si persona pa dokumenta. Të gjitha këto kanë lënë gjurmët e veta.

-Çfarë faji kanë fëmija tanë? Nuk dijnë as çka është gjakmarrja, thot babai i Arbenit.

 

 

Makina e vjetër Mercedes çapitet përpara në rrugët automobilistike në veri të Shqipërisë. Jemi në rrugë për në Shkodër, në veri të Shqipërisë. Majat e mbuluara me borë rrethojnë rajonin. Këtu jetonte familja Tafili para se të ikte nga Shqipëria dhe përfundimisht kërkon azil në Suedi më 2011.

Pranë timonit rri Zef Dani, një xhaxha duhanxhi e i moshuar e me rrudha të thella në fytyrë. Ai është një person i respektuar e me kontakte të mira në qytet. Zef Dani di pothuajse çdo gjë sa i përketë gjakmarrjeve në rajon ku ai është angazhuar për ti dhënë fund këtij fenomeni dhe shpesh ka ndërmjetësuar tek familjet e hasmuara.

Kur Zef Danin e lusim që t´na dërgojë te shtëpia ku familja Tafili banonte më parë, ai refuzon.

-Nuk mund tu çoj atje. Ka rrezik!

 

 

Si ndërmjetësues Zef Dani i di rreziqet e gjakmarrjes. Ai e di gjithashtu nga përvoja e tij sepse një vëlla ju kishte vrarë më 1998.

Në vend se të hakmirrej ai kishte marrë një vendim të vështirë ñ të falte.

-Nderi është më i madh kur falë, thot ai.

Disa raporte ndërkombëtare konstatojnë që gjakmarrja është bërë e rëndomtë dhe se UE dhe OKB-ja kanë paraqitur kërkesa ndaj Shqipërisë për të bërë një projektplan për ndalimin e gjakmarrjes. Ndonjë statistikë e hollsishme sa i përketë shifrave për të vrarët nuk ka, por një e dhënë që përmendet përherë bën fjalë për afër 3~000 të vrarë pas vitit 1991. Nga ajo kohë gjakmarrjet filluan të rriten prap në mënyrë dramatike pas kollapsit brutal të regjimit komunist.

Sistemi i drejtësisë nuk funksiononte, korrupcioni rritej, konfliktet u krijuan rreth pasurive të cilat më parë ishin nacionalizua. Njerëzit e morën ligjin në duart e veta dhe i referoheshin zakoneve tradicionale që mblidheshin në një kod ligjor, kanuni, të krijuar qysh në vitet 1400.

Shumë shqiptarë mendojnë se Kanuni ka qëllime të mira në disa aspekte. Një nga artikujt më të rëndsishëm është ”besa”, që do të thot premtim e që don të thot se shqiptari do të presë mysafirët me respekt në shtëpi edhe në rast se janë armiqtë e tij. Besa është aq shumë e inkorporuar te shqiptarët sa që gjatë Luftës së Dytë Botërore shpëtuan ndërmjet 600-1800 jahudi prej nazistëve, për shkak se ju kishin dhënë besën për ti mbrojtur.

Kapitulli më kontroverz i Kanunit bën fjalë për gjakmarrjen e cila sipas zakonit i jep të drejt një familje të bëj vrasje nëse dikush në familje vritet ose fyhet seriozisht.

Atëherë sipas zakonit të vjetër familja e viktimës ka dy zgjedhje (rrugë) për ta rikthyer nderin. Të hakmirret dhe të nis gjakmarrjen që mund të vazhdojë me gjenerata. Ose të falë.

Parasëgjithash në Shqipërinë veriore një pjesë e popullësisë respekton ende rregullat e vjetra. Një komision shtetëror ka përshkruar deri tani mbi njëqind familje në gjakmarrje në Shkodër, 20 prej të cilave jetojnë të izoluara, sipas Albi Sernai, zëdhënës i prokurorisë shtetërore në Shqipëri. Por Luan Harusha, kryebashkiak në Rrethina e Shkodrës, prej nga janë armiqtë e familjes Tafili, pohon se afër 80 familje me fëmijë jetojnë të izoluara nga frika e hakmarrjes.

-Fëmijët s´guxojnë të shkojnë në shkolla. Nuk mund të luajnë si fëmija tjerë jasht shtëpisë. Kur u shkuam disave me ushqime ka ndodhur që disa fëmijë nuk e kishin ditur çka janë mollët ose portokajt. Nuk i njohin frutat sepse askush nga familja e tyre nuk mund të punojë për shkak se janë në gjak dhe nuk i kanë parë frutat kurr, thot Luan Harusha.

Ai është i njohtuar mië me gjakmarjen e familjes Tafili. Konflikti kishte filluar në gusht të 2000 kur babai i Admir Tafilit, i akuzuar për vrasje në konflikt peshkimi, ishte vrarë pranë shtëpisë së vet në këmbim të shtënash me policinë. Ai që i printe aksionit ishte Prel Pjetrushi, shef i seksionit kriminalistik vendës. Në këmbim të shtënash ishte vrarë edhe një shef policie për ç´gjë fajin e kishin marrë babai dhe vëllai i Admirit.

Familja Tafili ka akuzuar Pjetrushin se ia kishte vrarë me qëllim babain pasi ai ishte dorëzuar me duart lart në ajr. Por nuk është hetuar kurr se cili polic ka vrarë babanë.

Disa muaj më vonë Admir Tafili e kishte parë objektivin e tij për të shtënë. Ka qenë i gatshëm për të marrë gjakun.

 

 

 

Me vite gjakmarrja ka zgjuar vëmdjen e mediave shqiptare. Pas tentimvrasjes ndaj dymbëdhjetëvjeçarit Arben Tafili është intervistuar Prel Pjetrushin në kanalin vendor News 24, një program lajmesh në televizionin shqiptar dhe në gazetën Gazeta Shqiptare. Ai shpjegonte se familja e tij s´kishte lidhje me ngjarjet e natës së vitit të ri në Borås.

-Publikisht e them që anëtarët e familjes time kurr s´do të shkonin deri në Suedi për të shtënë ndaj femrave ose fëmijve, thot ai përmes Skype nga vendi jasht atdheut ku ai jeton tash me familje.

Gazetarja Klodiana Lala e gazetës Gazeta Shqiptare intervistoi të dya palët e konfliktuara.

-Ka gjakmarrje që nuk mund ti ndalish me pajtim. Ky konflikt është i këtij lloji. Konflikti është plagë e hapur dhe duhet trajtuar me respekt të madh. Duhet pasë parasysh mentalitetin shqiptar dhe të mos mirret pikësinje realiteti suedez.

 

 

Pasi u vizituam dy herë dhe pasi kishim kaluar detektorin e metaleve na lëshojnë në dhomën për vizitorë në ”302” një burg i sigurisë së lartë në Tiranë.

Jemi këtu për ta takuar vrasësin e dyfishtë, xhaxhain e Admir Tafilit dhe Arben Tafilit ku ai vuan dënimin me burg të pëjetshëm për vrasje të dyfishtë dhe tentim vrasje. Ai tregon hollësisht për gjakmarrjen që zuri fill më 2000 dhe shkaktoi konsekuenca për nipin e tij 12 vjeçar në Borås.

Ai po kthehej direkt nga Zvicra pas lajmit për tragjedinë e familjes.

Vritet babai dhe burgoset i vëllai për mbështetje në vrasjen e shefit për krime.

Por Prel Pjetrushi, i cili sipas familjes Tafili ua ka vrarë babanë,ishte avancuar në shef policije.

-Nuk mund ta pranoja që vrasësi i babait tim të ecte i lirë, thot Admir Tafili në dhomën për vizitorë.

Ai u shkroi letra politikanve dhe autoriteteve. Kërkonte një shqyrtim kundër policisë dhe veçanërisht ndaj Pjetrushit. Askush nuk reagonte. Në dhjetor ai deshti të hakmirret, sipas kanunit.

-Kam shprazë 60 plumba kundër Prel Pjetrushit, thot ai.

E goditën nëntë plumba por shefi i policisë mbijetoi çuditërisht. Disa muaj më pas shpërtheu një bombë pranë dritares së tij. Ai pësoi plagë nga ky shpërthim gjë që për disa muaj nuk mund të shihte. Në shtëpi e kishte gruan shtatzënë, fëmijët, nënen dhe të tjerët e familjes, pra të gjithë ata që sot fshihen dikund në Suedi.

Pas tentimvrasjes shefi i policisë kishte ikur jasht vendit, sipas burimeve në SHBA. Në verë të 2011 ia kishin dalë Admir Tafili dhe vëllai i tij i burgosur të marrin një pushim me leje për ta vizituar nënen e sëmurë. Njëkohësisht ata morën vesh se shefi i policisë ishte kthyer për pushime në Shqipëri.

Admir Tafili nuk u kthye pas pushimit me leje. Ai i telefonon Prel Pjetrushit dhe kërkon prej tij që ta thoshte të vërtetën, përndryshe do ta vriste vëllain e tij më të madh. Sipas Admir Tafilit shefi i policisë refuzoi prandaj ky vrau dy nga vëllezërit.

-Vëllai më i ri ngriti një pistoletë kur unë u pozicionave para makinës. S´pari shtina ndaj tij. Ai nuk arriti t´ia ngre këmben. Pastaj shtina edhe ndaj tjetrit.

Ai thot se ishte një gabim që kishte shti me armë ndaj më të riut.

-Të dytë vdiqën për gabimet e vëllait të tyre.

Atëherë nuk ishte aktuale që të lejohej shteti të mirret me drejtësinë për këtë rast.

-E përdora Kanunin pasi kisha provuar të marr ndihmë nga shteti. Shteti s´bëri gjë. Po të kishte një sistem funksional drejtësie në Shqipëri s´do të kishte nevojë për kanunin. Fajtori do të dënohej dhe kështu s´do të kishte problem. Kjo që po ndodhë tani është katastrofë, thot Admir Tafili.

Një muaj para tentimvrasjes ndaj djalit të vëllait në Borås Admir Tafili ia kishte dalë të kontrabandonte dy pistoleta dhe katër Kallashnikova në qelinë e tij. Ai kërcnohej për lirimin e tij. Arratisja sipas tij mvarej ngaqë kishte marrë vesh se familja Pjetrushi i kishte rënë në gjurmë vendit të fshehjes në Suedi dhe se kishte porositë një torpedë.

-Ua tregova autoriteteve në Shqipëri por djali i vëllait tim megjithëkëtë ju nënshtrua të shtënave me armë, thot ai.

Liria e Tafilit nuk zgjati shumë. Ai u kap shpejt.

-Si i futa brenda të gjitha ato armë? Shqipëri është kjo! Nëse unë ia dal ti fus gjashtë armë në burg, më thuaj atëherë çfar mbrojtje shteti i Shqipërisë u jep familjes time kur të dalin jasht?

Së fundi nëpërmjet Facebook-ut marrim kontakt edhe me Prel Pjetrushin. Ai hedh poshtë prap mundësinë e përzirjes së tij në tentimvrasjen e djalit.

”Admir Tafili ka qenë një kriminel i kërkuar pasi më kishte plagosur mua dhe pasi kishte vrarë vëllezërit e mi. Ai dhe familja e tij më akuzojnë mua për gjithëçka. Admir Tafili është në gjak me katër familje për vrasje që i ka bërë babai i tij”.

Kur i shkruaj se familja Tafili frikësohet për jetë për shkak të gjakmarrjes në rast se kthehen në Shqipëri, ai përgjigjet:

” Ne nuk jemi familje kriminele siç është familja Tafili”.

Ai refuzon ti përgjigjet pyetjes nëse ai don të pajtohet.

 

 


Pothuajse të gjitha kërkesat për azil nga Shqipëria që kanë të bëjnë me gjakmarrjen, në fazën e parë marrin përgjigje negative nga Enti për Emigrim e pastaj edhe nga Gjykata për Emigrim.

Pikënisje qendrore e Entit për Emigrim është që mbrojtja kundër gjakmarrjes është përgjegjësi e autoriteteve të vendlindjes. Veprohet kështu megjithëse në një raport te Entit nga viti 2013 konstatohet se numri i gjakmarrjeve është rritur gjatë viteve 1990.

Në Suedi fshehet familja Tafili me ndihmën e familjeve suedeze të cilat e kuptojnë situatën e tyre.

Kjo familje thot se rrezikojnë të vriten nëse ata kthehen në Shqipëri. Megjithëkëtë gjyqi ka vendosur që të gjitha familjet të dëbohen. Për momentin vetëm për Arbenin është shtyer dëbimi nga Suedia, për prindërit dhe dy vëllezërit e tij.

Dy familje tjera me halle identike ndërkaq kanë marrë lejeqëndrimi.

-Sinqerisht kjo është për t´ardhur keq. Rrallë më ka ndodhë të paraqes materiale kaq të pastërta. UNÊ kam menduar për çdo boshllëk të vogël, por prap jam anashkaluar, thot avokati i kësaj familje Fredrik Almer.

Gjatë takimit tonë kjo familje apelon te Gjyqi për Emigrim që të bëjë edhe një shqyrtim të rastit të tyre dhe të merr parasysh seriozitetin e gjakmarrjeve. Dhe të mos e merr të sigurt se autoritetet shqiptare do të mund ti mbrojnë ata.

Arbeni dhe kushuriri i tij që e shpëtoi në natën e vitit ë ri jetojnë me adresa të ndara. Ata guxojnë të shihen jasht shtëpisë vetëm ditën dhe në shoqërim të të rriturve dhe kjo për shkak të frikës se mos po rikthhet vrasësi.

Shikimi i Arbenit kërkon gjithnjë pamjen e asaj fytyre.

-Nuk e di nëse dikush vjen prap të më vras apo jo, thot ai.

Kur ai gjendet jasht shtëpisë flet vetëm suedisht vetëm për të mos marrë pyetje për prejardhjen e tij gjë që mund të çojë deri te identifikimi i tij.

Hetimi policor për tentim vrasjen qëndron. Policia bën të ditur se po punohet në disa pista një prej të cilave është gjakmarrja.

-Kësi rastesh janë tepër të vështira, thot Thomas Ahlstrand, zëvendësshef në odën e prokurorisë ndërkombëtare në Göteborg dhe është ai që i prin hetimeve.

Sipas Admir Tafilit vrasësi gjendet në Shqipëri. Burime në Suedi thonë se një person me prejardhje nga Shkodra është shenjuar në hetimet policore si vrasësi i mundshëm.

Të kthehesh atje është njësoj sikur tëpresësh një dënim me vdekje, thot babai i Arbenit,gjyshja por edhe anëtarët e tjerë të familjes të cilët mendojnë të vazhdojnë jetën të fshehur në Suedi.

Shefi i komunës Luan Harusha thot haptas se ata nuk mund të kthehen në Shkodër.

-Unë nuk mund ta garantoj sigurinë e tyre. As kryeinistri nuk mundet. Atëherë do të duhej të kishim nga një polic para çdo shtëpije, ditë dhe natë.

 

 

Arben eshte emer i fiksuar dhe ai quhet ndryshe ne te vertet.

Tack för att du hjälper oss!

Även om vi alltid försöker skriva helt korrekt kan det ibland smyga sig in felaktigheter. Därför uppskattar vi din hjälp. Skriv i meddelande-rutan nedan vad som är fel i artikeln eller vad du vill klaga på. Vi rättar alla fel och är generösa med genmälen.

Stort tack!

Tack!

Din rättelse har skickats vidare till redaktionen!

En redaktör kommer att läsa din rättelse så snart som möjligt. Tack för att du hjälper oss!

Thomas MattssonAnsvarig utgivare

Jag vill att Expressen ska vara den tidning som är mest generös med genmälen, rättelser samt hur vi redovisar eventuella klander från Pressens Opinionsnämnd.

Expressens ambition är tydlig. I vår "Kvalitetspolicy" slår jag fast att det som publiceras ska vara korrekt. Mitt första beslut som chefredaktör var att införa en fast plats i tidningen och på sajten för korrigeringar. Men vi är människor. Som gör misstag, blir lurade eller stressas till slarv. Det är några förklaringar till fel i medier, men de ursäktar ändå inte redaktionen om någon utsätts för publicitetsskada.

Expressen står bakom de "Etiska regler för press, radio och tv" som formulerats av Publicistklubben, Svenska Journalistförbundet, Tidningsutgivarna, Sveriges Tidskrifter, Sveriges Radio, Sveriges Television samt Utbildningsradion.

"Reglerna är mer av tumregler än en formell regelsamling", konstaterar Allmänhetens Pressombudsman (PO). Vad som är god pressetik måste avgöras från fall till fall och det finns inga exakta svar. Men det är bra att saken diskuteras.

Expressen talar ofta och gärna klarspråk, vi granskar och vi avslöjar; det hör journalistiken till att inte alla kommer att uppskatta det vi berättar. Om du anser att du utsatts för en publicitetsskada är det snabbaste sättet att få upprättelse att kontakta oss: mejla till rattelse@expressen.se eller ring vår nyhetsdesk på telefon 08-738 30 00. Men det går också att göra en så kallad PO-anmälan för att få en pressetisk prövning.


Läs fler nyheter i Expressens app. Ladda ner gratis här: Iphone eller Android.

Till Expressens startsida

Mest läst i dag